Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Hendbollistet i luajnë gjysmëfinalet e para

Të mërkurën e të enjten janë ndeshjet e para gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Të mërkurën prej orës 20:30 është ndeshja Istogu – Vushtrria. Ndeshja luhet në Istog, ndërsa skuadra vendase kërkon fitoren e radhës.
Istogu i ka fituar të gjitha ndeshjet në stinorin e rregullt dhe në plejof starton prej pozitës së parë. Ka dy fitore ndaj Vushtrrisë dhe tjetër fitore synon të mërkurën mbrëma. Por vushtrriaset, që janë kampione në fuqi, kanë plane të tjera për udhëtimin në Istog.
Vushtrria ka përfunduar pjesën e rregullt në pozitën e katërt me 34 pikë.
Skuadra që shënon dy fitore, apo një fitore e një barazim, zë vend në finale.
Në gjysmëfinalen tjetër takohen Prishtina e Ferizaj. Ndeshja e parë është të enjten nga ora 18:00.
Prishtina përfundoi e dyta me 38 pikë, ndërsa Ferizaj ishte i treti me 36 pikë. Në ndeshjen e fundit fitore shënoi Ferizaj, por Prishtina pret të përfitoi nga terreni vendas. Pritet rivalitet dhe ndeshje cilësore.