Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Hendbollistet i luajnë ndeshjet e dyta gjysmëfinale

Istogu e Ferizaj do të kërkojnë vendin në finale të plejofit në ndeshjet që luhen të mërkurën e të enjten. Janë ndeshjet e dyta gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).
Të mërkurën prej orës 20:00 është ndeshja Samadrexha – Istogu. Ndeshja luhet në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë.
Kampioni aktual, Istogu, e ka fituar gjysmëfinalen e parë dhe me fitore tjetër siguron kualifikimin në finale. Të dielën Istogu fitoi me rezultat 32:26.
Por samadrexhaset synojnë të përfitojnë nga ndeshja në shtëpi dhe të barazojnë rezultatin në 1:1. Në rast të fitores së Samadrexhës, finalisti do të përcaktohej në ndeshjen e tretë.
Pritet ndeshje interesante dhe më e fortë se ajo në Banjë.
Të enjten prej orës 16:30 takohen Prishtina dhe Ferizaj.
Skuadra ferizajase fitoi 44:19 në ndeshjen e parë gjysmëfinale dhe udhëton në kryeqytet për ta prerë biletën e finales.

Lajme tjera