Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Hendbollistet i luajnë ndeshjet e xhiros së fundit të stinorit të rregullt

Të shtunën janë katër ndeshje të javës së 22-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave. Është kjo xhiroja e fundit e stinorit të rregullt. Menjëherë në mesjavë fillon plejofi, përkatësisht faza përcaktuese e kampionatit për titull.
Skuadrat e kreut nuk pritet të kenë telashe për të fituar ndeshjet e fundit.
Shqiponja – Ferizaj (14:00), Prishtina – Ulpiana (17:30), Dria – Jusuf Gërvalla (15:30), Vushtrria – Vjosa (16:30) janë ndeshjet e së shtunës.
Të dielën lideri, Istogu, luan ndaj Kastriotit në Ferizaj, nga ora 15:00.
Ndeshja Samadrexha – Vëllaznimi luhet më vonë.
Në Ligën e Parë është java e 14-të, e fundit. Të shtunën është ndeshja Llapusha – Prizreni (15:00), kurse dy ndeshje janë të dielën: Dukagjini – KEK-u (11:00), Deçani – CLICK (14:00).