Vushtrria – Shqiponja (15:30), Jusuf Gërvalla – Ferizaj (13:30) dhe Vëllaznimi – Vjosa (14:00) janë ndeshjet e Superligës së hendbollisteve që luhen të shtunën. Këto takime luhen në kuadër të javës së shtatë të kampionatit të Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Të dielën janë ndeshjet Kastrioti – Samadrexha (16:00) dhe KEK-u – Drita (15:00).
Ndeshja në mes të Prishtinës dhe Istogut luhet më vonë pasi istogaset kanë ndeshje evropiane. Kjo ndeshje është derbi i javës.
Në javën e gjashtë të Ligës së Parë (femrat) ndeshjet e javës së gjashtë janë: Prizreni – Deçani, Trepça – CLICK dhe Ulpiana – Dukagjini.