Informata të rëndësishme në seminarin për mjekë e fizioterapeutë

Fizioterapistet duke ligjeruar

Informata të rëndësishme janë dhënë në seminarin për mjekë, fizioterapeutë e persona zyrtarë të klubeve që është mbajtur të dielën në Sheshin 21 në Prishtinë. Seminarin e hapi Izet Gjinovci, sekretar gjeneral i FHK-së, kurse të pranishmit i ka përshëndetur Eugen Saraçini, president i Federatës sonë.

Para afro 100 të pranishmëve kanë ligjëruar Dr. Granit Deva dhe Erlinda Hakaj, udhëheqëse e Task-Forcës së FHK-së për përballje me COVID-19. Deva ka ligjëruar për koronavirusin kurse Hakaj për zbatimin e Manualit për luftë ndaj COVID-19 në aktivitete të hendbollit, stërvitje e ndeshje.

FHK-ja është e përkushtuar për fillim të sigurt të edicionit të ri të garave. Klubet janë pajisur me matës të temperaturës dhe me dezinfektues.

Lajme tjera