Istogu e Ferizaj në Kupën Evropiane

Federata e Hendbollit e Kosovës do t’i ketë dy skuadra në edicionin 2022/2023 të Kupës Evropiane në konkurrencë të femrave. Kupa Evropiane (EHF European Cup), është niveli i tretë kontinental, pas Ligës së Kampionëve dhe Ligës Evropiane.

Në mesin e 59 skuadrave që do të garojnë në Kupën Evropiane janë edhe kampioni i Kosovës, Istogu dhe nënkampioni, Ferizaj. Në Kupën Evropiane janë regjistruar dy skuadra më shumë se edicionin e kaluar, ka njoftuar EHF-ja. 54 prej skuadrave do të nisin në raundin e dytë, ndeshjet e të cilit zhvillohen më 8/9 dhe 15/16 tetor.

Shorti për raundin e dytë do të tërhiqet më 19 korrik. KHF Istogu është bartës në short, ndërsa Ferizaj nuk është bartës.

Lajme tjera