Istogu e Ferizaj takohen në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave. Shorti për gjysmëfinale është tërhequr të hënën në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës.
Istogu është fitues në fuqi, ndërsa synon trofeun edhe këtë edicion. Por synime të mëdha ka edhe Ferizaj. Kështu që pritet ndeshje e fortë dhe interesante.
Në gjysmëfinalen tjetër takohen Vushtrria e Prishtina.
Turneu final i Kupës së Kosovës zhvillohet më 6 e 7 maj. Vendi se ku do të luhen ndeshjet do të caktohet më vonë.