Istogu e Kastrioti luajnë ndeshjen më interesante të javës

Superliga e hendbollisteve vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 11-të. Dy ndeshje janë të shtunën e tri të dielen. Të shtunën janë takimet: Jusuf Gërvalla – Drita (13:00) e Samadrexha – Vushtrria (19:00). Të dielen janë takimet: Vjosa – Prishtina (14:30), Vëllaznimi – Shqiponja (17:00) dhe Istogu – Kastrioti (18:00).

Pikërisht ndeshja e fundit mes Istogut dhe Kastriotit të Ferizajt pritet të jetë më interesantja e javës. Istogu është në vend të parë me 18 pikë, ndërsa Kastrioti në vend të pestë me 12 pikë. Ndeshja luhet në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Edhe në Ligën e Parë (femrat) është java e 11-të. Të premten (sot) nga ora 16:30 është luajtur ndeshja Trepça – KEK-u, ndërsa të shtunën janë ndeshjet: Ulpiana – Ferizaj (14:00) e Dukagjini – Llapusha (14:00). Të dielen nga ora 13:00 luajnë Verona e CLICK.

Lajme tjera