Istogu e pret Prishtinën në derbin e javës

Istogu e Prishtina takohen në kryendeshjen e javës së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll për femra. Kjo ndeshje luhet të dielen nga ora 16:30 në palestrën “Adem Jashari” në Klinë. Istogu po luan në Klinë pasi palestra në Istog nuk ka përfunduar ende.

Istogu është i dyti me 19 pikë, ndërsa Prishtina e katërta me 18 pikë. Prinë Vushtrria me 21 pikë, kurse Shqiponja është e treta poashtu me 18 pikë. Këto katër skuadra pritet të luftojnë për titull deri në fund.

Të dielen luhet edhe ndeshja mes Samadrexhës e Vëllaznimit, që nis në ora 17:00. Dy ndeshje tjera luhen të shtunën (nesër). Nga ora 14:00 Drita e pret Shqiponjën, kurse nga ora 17:30 përballen Vushtrria e Kastrioti.

Luhet edhe java e dhjetë në Ligën e Parë të femrave.

Të dielen janë këto ndeshje: Ulpiana – Llapusha (12:00), KEK-u – Vjosa (16:00), Trepça – Prizreni (12:00), Jusuf Gërvalla – Dukagjini (14:00). Në kuadër të javës së dhjetë luhet edhe ndeshja mes CLICK e Deçanit.

Lajme tjera