KHF Istogu ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).
Istogu të shtunën në Vushtrri e mposhti Samadrexhën me rezultat 34:19. Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:11 për istogaset. Ishte kjo ndeshja e fundit e xhiros së parë, që ishte shtyrë për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare të Istogut. T. Hetemi me 9 gola ishte më efikasja te Istogu.
Ar. Maloku shënoi 12 herë për Samadrexhën.