Istogu fillon me Samadrexhën, derbi Prishtina – Ferizaj

Me ndeshjen ndaj Samadrexhës, skuadra e Istogut e fillon mbrojtjen e titullit të kampionit të Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave. Ndeshja Istogu – Samadrexha luhet të shtunën nga ora 18:00. Skuadra e Istogut është favorite, por samadrexhaset do të japin më të mirën.

Të shtunën luhen edhe dy ndeshje tjetra të xhiros së parë në Superligën e hendbollisteve. Nga ora 15:00 luhet derbi gjakovar në mes të Shqiponjës dhe Vëllaznimit, kurse prej orës 18:00 takohen Jusuf Gërvalla e Vushtrria.

Dy ndeshje tjera janë të dielën. Nga ora 16:00 është kryendeshja e xhiros në mes të Prishtinës dhe Ferizajt, derisa ndeshja Dukagjini – Kastrioti luhet nga ora 17:30. Para ndeshjeve të senioreve luhen ato të kadeteve.

Lajme tjera