Istogu ka bërë vend në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Në çerekfinale, istogaset fituan ndaj Samadrexhës me rezultat bindës, 43:19. Që në pjesën e parë u përcaktua fituesi. Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 24:5 për Istogun.
Anja Bojaniq ishte më efikasja te Istogu me 10 gola. Nga 8 i shënuan Esma Muratoviq e Adelina Berisha.
Agnesa Surdulli shënoi tetë gola për Samadrexhën. 4 i kishte Donjeta Mehmeti.