Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Istogu fiton derbin, Rugova i shënon dhjetë gola

Albina Rugova i ka shënuar dhjetë gola për ta udhëhequr Istogun drejt fitores në derbi. Të dielën në Samadrexhë, Istogu e mposhti Samadrexhën me rezultat 27:21. Pas pjesës së parë rezultat ishte 14:12 për istogaset.
Ndeshja i ka takuar javës së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Për Istogun, kampionin aktual, është fitorja e tretë rresht. Samadrexha pësoi humbjen e parë, por ka dëshmuar se po formën skuadër cilësore dhe me pretendime.
Pos kapitenes Rugova, tek Istogu u shqua edhe Fatiha Haimer me gjashtë gola. Nga katër i kishin Dajana Milaniq e Arlinda Dinarica. Arlinda Maloku u shqua te Samadrexha me shtatë gola. Pesë i kishte Rabina Oz, ndërsa nga tri i shënuan Aulona Maloku e Fetane Uzunlar.
Të dielën u luajt edhe ndeshja Shqiponja – Vushtrria. Fitore shënoi skuadra vushtrriase me rezultat 32:29. Pas pjesës së parë dallimi ishte vetëm një gol në të mirë të Vushtrrisë, 17:16.
Genta Basholli i kishte dhjetë gola për Vushtrrinë, ndërsa tetë i shënoi Agnesa Hysa. Sara Silva i shënoi 9 gola për Shqiponjën, derisa shtatë i shtoi Alma Nivokazi.