Istogu fiton ndeshjen e parë ndaj Vushtrrisë

Ekipi KH Istogu duke festuar pas fitores kunder Vushtrrise

KHF Istogu ka bërë hap të madh para drejt kalimit në raundin e tretë të Kupës Evropiane. Të shtunën në sallën e bukur e të re në Samadrexhë, Istogu fitoi ndaj Vushtrrisë me rezultat 26:21. Ishte kjo ndeshja e parë e raundit të dytë të Kupës Evropiane.

Për herë të parë dy skuadra kosovare janë takuar në kuadër të garave evropiane. Ndeshja e kthimit luhet të shtunën tjetër në Istog, ndërsa skuadra nga ky qytet ka krijuar epërsi të konsiderueshme në ndeshjen e parë.

Istogaset kanë arritur te fitorja duke ia dalë të përmbysin rezultatin në pjesën e dytë. Pjesa e parë ishte e fortë dhe e barabartë. Dominim të lehtë kishin vendaset që ishin në epërsi 11:10 pas 30 minutave lojë.

Në pjesën e dytë lojtaret e Istogut nisën shkëputjen dhe në fazën finale kishin vazhdimisht epërsi bindëse. Në fund rezultati ishte 26:21 për ekipin mysafir.

KHF Vushtrria – KHF Istogu 21:26 (11:10)

Vushtrria: B. Rama 8, Sh. Tahiri 3, L. Matarova 3, D. Kasumi 2, Z. Zymberi 2, K. Avdiu 2, L. Sopjani 1, K. Paci, R. Gubetini, Q. Terstena, Nj. Kelmendi, B. Gubetini, F. Rrustemi

Istogu: E. Muratoviq 12, T. Hetemi 4, K. Venetski 3, P.Ferataj 2, A. Rugova 2, S. Ujkiq 2, A. Halitaj 1, F. Fejzaj, N. Milatoviq, Y. Shatri, A. Berisha, B. Ahmetxhekaj, A. Shehdadi.

Lajme tjera