Istogu fiton ndeshjen emocionale

Istogu e ka pritur skuadrën Jusuf Gërvalla në ndeshjen ku rezultati ishte në plan të dytë. Ishte një ndeshje emocionale për skuadrën istogase, që të shtunën mbeti pa një person shumë të afërt të klubit. Të shtunën ka vdekur Labinot Aliaj, që për kohë të gjatë i ka qëndruar afër dhe ka përkrahur fuqishëm KHF Istogun.
Për të nderuar atë, para fillimit të ndeshjes janë vënë lule nga lojtaret në afërsi të një fotografie të të ndjerit, ndërsa është mbajtur një minutë heshtje.
Ndeshjen e xhiros së gjashtë të Superligës së hendbollisteve e ka fituar Istogu me rezultat 44:25. Istogu prinë në tabelë me 12 pikë. Ka fituar të gjitha ndeshjet e deritashme. Jusuf Gërvalla është në vend të nëntë me 2 pikë.
Të shtunën u luajt edhe derbi gjakovar në mes të Shqiponjës dhe Vëllaznimit. Fitore bindëse me rezultat 32:19 shënoi Shqiponja. Shqiponja renditet e treta me 8 pikë kurse Vëllaznimiështë i shtati me 4 pikë.

Lajme tjera