Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Istogu fiton superderbin

Me gol të shënuar në minutën e fundit Istogu e ka fituar superderbin e Superligës së hendbollisteve. Të shtunën në Vushtrri në një atmosferë të shkëlqyeshme para 1500 shikuesve, Istogu e mposhti skuadrën vendase të Vushtrrisë me rezultat 27:26.

Hendbollistja më e mirë në Kosovë, E. Kameri shënoi golin e fitores në minutën e 60-të. Në pjesë e parë loja ishte e barabartë, ndërsa pas 30 minutave rezultati ishte 12:11 për vushtrriaset. Vushtrria vazhdoi fuqishëm edhe në pjesën e dytë dhe krijoi epërsi deri në pesë gola (19:14, 24:19). Vetëm në minutën e 57-të Istogu barazoi rezultatin në 25:25 e më pas kaloi në epërsi prej një goli. Rezultati u barazua në 26:26 para se Kameri të shënonte golin vendimtar. Organizimi i ndeshjes ishte shembullor. Istogu tani prinë i vetëm me 22 pikë nga 12 ndeshje. Vushtrria është e dyta me 20 pikë.

Vushtrria – Istogu 26:27 (12:11)

Vushtrria: Kelmendi, Gubetini, Avdiu 3, Rama, Zymberi 4, Preniqi, Mehmeti, Paci 5, Kelmendi 5, Rrahmani 3, R. Gubetini, Selaci, Kasumi 1, Tahiri, Sfarqa 5.

Istogu: Ahmetgjekaj, Shehdadi, Ujkiq 1, Kameri 8, Shatri, Rukva 3, Muratoviq 7, F. Rexhaj 1, Halitaj, V. Rexhaj, Ferataj 7.

Shqiponja – Vjosa 35:17 (17:7)

Shqiponja: Ferizaj, Goqaj 2, Goqi 12, Juniku 3, Nivokazi 5, Malaj, Mehmeti 6, Berisha 6, Rexhepi.

Vjosa: Behluli, Bli. Hasani 2, E. Imeri 2, Rama 2, V. Imeri 6, Hoxha, Ble. Hasani 3, Terpeza, Qukovci 2.