Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Istogu fiton turneun ndërkombëtar në Gjakovë

Në foto shihen lojtaret bashkë me trajnerin të cilat kanë fituar ndeshjen dhe kanë marë mirënjohje dhe kupën e fitores.

Istogu e ka fituar turneun ndërkombëtar të hendbollisteve që për dy ditë është mbajtur në Gjakovë. Është klubi gjakovar Shqiponja që e ka organizuar turneun tradicional “Shqiponja 2000”.

Në këtë edicion morën pjesë Shqiponja, Istogu, Nikshiqi i Malit të Zi dhe Çairi i Maqedonisë së Veriut.

Ndeshjet gjysmëfinale janë luajtur të enjten. Fillimisht Nikshiqi e mposhti Shqiponjën me rezultat 31:24, ndërsa në ndeshjen e dytë Istogu shënoi fitore të ngushtë ndaj Çairit me rezultat 24:23.

Të premten u luajtën ndeshjet përfundimtare. Për vend të tretë luajtën Shqiponja e Çairi, kurse fitoi Shqiponja me rezultat 32:24. Ndërkohë finalja në mes të Istogut dhe Nikshiqit i takoi skuadrës tonë.

Kampioni i Kosovës fitoi me rezultat 33:30. Kapitenja e Istogut, Albina Rugova është shpallur lojtarja më e mirë e turneut. Alma Nivokazi me 26 gola ishte golashënuesja më e mirë, ndërsa Fillesa Ferizaj u shpall portierja më e mirë. Nivokazi e Ferizaj luajnë për Shqiponjën.

Lajme tjera