KHF Istogu ka shënuar edhe fitoren e tetë në këtë edicion të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).
Të enjten, Istogu në kryeqytet fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 36:20. Ishte kjo ndeshje e mbetur e javës së shtatë.
Istogu udhëheq në tabelë me 16 pikë nga 8 ndeshje. Prishtina është e treta me 14 pikë. Për Prishtinën ishte humbja e parë këtë edicion.
Kapitenja A. Rugova shënoi 11 gola për Istogun kurse 8 i realizoi Tina Hetemi. Te Prishtina nga 5 gola i shënuan A. Stagova e M. Ipçi.
Prishtina – Istogu 20:36 (9:18)
Prishtina: Mehmeti, Sefedini 2, Stagova 5, Uka, Behluli, Baftijari, Shala 1, Prapashtica 2, Nivokazi 3, Ipçi 5, Kurteshi 4.
Istogu: Ahmetxhekaj, Milatoviq, Venetski, Halitaj, Hetmi 8, Ferataj 2, Berisha, Shatri, Muratoviq 7, Rugova 11, Ujkiq 4, Shehdadi.