Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Istogu, kampion vjeshtor

Istogu është kampion vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Të shtunën, Istogu fitoi ndaj Vëllaznimit me rezultat 40:18. Kjo ndeshje i ka takuar xhiros së nëntë, të fundit për stinorin vjeshtor në elitën e hendbollit kosovar.
Istogu i ka fituar të gjitha nëntë ndeshjet dhe udhëheq në tabelë me 18 pikë. Vëllaznimi është i shtati me tetë pikë.
Albina Rugova dhe Yllka Shatri i shënuan nga shtatë gola për Istogun. Te Vëllaznimi më efikaset ishin Edona Radoniqi e Bora Zejnullahu me nga pesë gola.
Fitore, por me rezultat të ngushtë, ka shënuar Ferizaj. Ferizaj e mposhti skuadrën tjetër gjakovare, Shqiponjën, me rezultatin 30:28.
Derbin e xhiros mes Kastriotit dhe Prishtinës e fitoi skuadra ferizajase me rezultat 31:28. Puhiza Gashi me 8 gola udhëhoqi Kastriotin. Gjashtë gola i shënoi Lorena Matarova. Shkurta Mehmeti i shënoi 10 gola për Prishtinën.
Ndeshja mes Vushtrrisë dhe Dukagjinit është shtyrë, kurse ndeshja Samadrexha – Jusuf Gërvalla luhet nesër.