Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Istogu kërkon finalen të martën, Vushtrria të mërkurën

Lojtarja ka topin në dorë dhe po mundohet të shënojë gol, kurse kundërshtarja e ka kapur për fanellë duke tentuar ta ndalojë.

Të martën e të mërkurën luhen ndeshjet e dyta dhe të fundit të gjysmëfinales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).

Të martën nga ora 17:00 takohen Istogu e Prishtina. Ndeshja luhet në palestrën “Dresha” në Orroberdë.Kampioni aktual, Istogu, është pranë finales. E ka fituar ndeshjen e parë të luajtur në Prishtinë me rezultat bindës, 43:12.

Si mysafir ka fituar edhe Vushtrria që të shtunën e mposhti Ferizajn me rezultat 27:24. Edhe ndeshja e dytë në mes këtyre dy skuadrave pritet të jetë me rivalitet dhe interesante.

Ndeshja Vushtrria – Ferizaj luhet të mërkurën nga ora 18:00 në palestrën “Jeton Tërstena – TOTA” në Vushtrri.

Skuadrat që janë më të suksesshme pas dy ndeshjeve kalojnë në finale të plejofit.

Ndeshjet luhen pa shikues dhe duke respektuar të gjitha masat e kujdesit që janë paraparë në luftë ndaj COVID-19

Lajme tjera