Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Istogu kthehet në vend të parë, Vushtrria fiton para një numri të madh shikuesish

Në foto shihet një lojtare e cila tashmë ka gjuajtur topin, kurse mbrapa saj janë pesë lojtare të ekipit kundërshtar dhe dy bashkëlojtare të saj.

Dy ndeshjet e fundit të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, janë luajtur të dielen. Nuk ka pasur befasi.

Ashtu si është pritur kampioni aktual, Istogu ka fituar ndaj Shqiponjës. Rezultati në fund ishte 32:9 në të mirë të Istogut. Ndeshja është luajtur në Banjë, ndërsa pas pjesës së parë rezultati ishte 12:7. Në pjesën e dytë epërsia e istogaseve u rrit shumë.

Me këtë fitore Istogu kthehet në vend të parë me 22 pikë, sa i kanë edhe Prishtina e Ferizaj. Në vend të katërt me 20 pikë është Vushtrria, që ka një ndeshje më pak të luajtur. Këto katër skuadra deri në fund pritet të zhvillojnë garë të fortë për titull.

Edhe Vushtrria të dielen shënoi fitore bindëse. Në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” e mposhti skuadrën e Vëllaznimit me rezultatin 37:19. Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:10. Ndeshja u zhvillua para një numri të konsiderueshëm shikuesish. Afro 1000 shikues ishin në palestrën në Vushtrri.

Istogu – Shqiponja 32:9 (12:7)

Istogu: Shehdadi, Ahmetxhekaj, Rugova 8, Rexhaj, Fejza 2, Ferataj 4, Hetemi 5, Venetski 2, Ujkiq 5, Shatri 2, Milatoviq 4.

Shqiponja: F. Ferizaj, Juniku, Goqi, Nivokazi 3, Dobrunaj 2, E. Ferizaj 2, Zogaj 2, L. Ferizaj, Nuza.

Vushtrria – Vëllaznimi 37:19 (17:10)

Vushtrria: Kelmendi, Gubetini, Vokshi 5, Avdiu 2, Rama 14, Zymeri 4, Preniqi 1, Paci 2, Ramabaja 3, Rrahmani 1, R. Gubetini 1, Selaci, Kasumi 3, Tahiri 1.

Vëllaznimi: Kabashi, Byci 1, Mullakdrija, Gashi 1, Kursani 5, Frrokaj 1, Hoda 2, Cana, Varaki 1, Radoniqi 4, Daija 4.