Gomeli i Bjellorusisë do të jetë kundërshtari i Istogut në rrethin e parë të Kupës së EHF-së për hendbolliste.
Shorti është tërhequr të martën, kurse Istogu për herë të parë do të luajë në Kupën e EHF-së. Istogu në edicionin e fundit ka fituar titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës dhe kështu pas dy paraqitjeve në Kupën Sfiduese, do të sprovohet në një rang më të lartë.
Gomeli ka përvojë më të gjatë në Evropë, kurse vjet luajti në çerekfinale të Kupës Sfiduese.