Istogu luan me skuadrën e njohur sllovake, IUVENTA Michalovce

KHF Istogu ka mësuar të martën kundërshtarin e raundit të tretë të Kupës Evropiane për hendbolliste. Shorti i tërhequr në Vjenë ka përcaktuar që Istogu të përballet me skuadrën e njohur sllovake, Iuventa Michalovce. Ndeshja e parë luhet në Sllovaki, ndërsa e kthimit në Kosovë.
Ndeshjet e raundit të tretë të Kupës Evropiane zhvillohet më 11/12 dhe 18/19 nëntor.
Në raundin e dytë të Kupës Evropiane, kampioni ynë e eliminoi skuadrën portugeze, 1Maio/Ada.
Iuventa Michalovce ka në përbërje shumë lojtare të huaja dhe lojtare cilësore sllovake. Është skuadër e nivelit të lartë, ndërsa edicionin e kaluar arriti deri në gjysmëfinale të Kupës Evropiane.
Ka përvojë shumë të gjatë në gara evropiane.
Por istogaset kanë synimet e tyre, ndonëse nuk e kishin fatin në short.

Lajme tjera