Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Istogu luan për titull, Ferizaj për ta siguruar ndeshjen e tretë

Të dielën prej orës 19:00 në palestrën “Dresha” në Banjë zhvillohet ndeshja e dytë finale e plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Takohen Istogu dhe Ferizaj.
Istogu është kampion aktual dhe me fitore e mbron titullin. Istogaset e fituan ndeshjen e parë të serisë finale. Të enjten triumfuan në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj me rezultat 31:27. Istogu llogarit edhe në përkrahjen e shikuesve në përpjekje për ta vazhduar dominimin në Superligë.
Ndërkohë Ferizaj merr udhë me synim për të barazuar rezultatin në 1:1 në serinë finale. Në rast të fitores së Ferizajt, titulli i kampionit do të vendosej në ndeshjen e tretë, që do të zhvillohej mesjavën e ardhshme në “Bill Clinton”.
Ferizaj ka fituar Kupën e Kosovës dhe stinorin e rregull e përfundoi në pozitën e parë. Istogu u rendit i dyti.
Në gjysmëfinale, Ferizaj e kaloi Prishtinën ndërsa Istogu e eliminoi Samadrexhën.

Lajme tjera