KHF Istogu ka kaluar në raundin e tretë të Kupës Evropiane në konkurrencë të femrave. Istogu në raundin e dytë e ka kaluar Vushtrrinë me dy fitore bindëse. Ishte hera e parë që dy skuadra kosovare u takuan në kuadër të garave evropiane.
Për Istogun të shtunën mbrëma kishte festë të dyfishtë. Pos që kaloi në raundin e tretë, KHF Istogu për herë të parë luajti në palestrën në Istog. Me ndeshjen e së shtunës ndaj Vushtrrisë është përuruar palestra në Istog që do t’i jap hov zhvillimit të hendbollit në këtë komunë.
Istogu e fitoi ndeshjen e kthimit me rezultat bindës, 31:24. Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:13. Ndërkohë ndeshjen e parë të luajtur para një jave në Samadrexhë, Istogu e kishte fituar me rezultat 26:21. Me dy fitore të thella KHF Istogu kalon në raundin e tretë ku do të garoi edhe kampioni i Kosovës, Ferizaj.
Ferizaj garimin e nisë prej raundit të tretë. Për herë të parë do t’i kemi dy skuadra në raundin e tretë.Ndeshjen në Istog e kanë dominuar vendaset që herët nisën shkëputje në rezultat. Epërsia e istogaseve ishte bindëse gjatë tërë ndeshjes, ndërsa rastin e fituan të gjitha lojtaret.
Istogu – Vushtrria 31:24 (17:13)
Istogu: Muratoviq 10, Rugova 9, Venetski 4, Ujkiq 3,Hetemi 2, Fejzaj 1, Shatri 1, Berisha 1, Ferataj, Rexhaj, Halitaj, Milatoviq, Ahmetxhekaj, Shehdadi
Vushtrria: Rama 9, Zymberi 5, Kasumi 4, Sopjani 3, Tahiri 2, Matarova 1, Paci, Avdiu, Preniqi, R. Gubetini, Terstena, Kelmendi, B. Gubetini, Rrustemi