Istogu në finale të plejofit

Istogu është kualifikuar në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Pasi e kishte fituar bindshëm ndeshjen e parë në Prishtinë, Istogu të martën fitoi thellë edhe si vendas ndaj Prishtinës. Me dy fitore të larta, Istogu kaloi në finale ku takohet me Vushtrrinë apo Ferizajn.

Kampioni aktual, Istogu, të martën fitoi me rezultat 53:20. Pas pjesës së parë rezultati ishte 31:5.

Istogu – Prishtina 53:20 (31:5)

Istogu: Halitaj 4, Berisha 2, Milatoviq 2, Shatri 2, Hetemi 8, Rugova 10, Fejza 4, Venetski 7, Rexhaj 1, Ferati 6, Ahmetxhekaj, Shehdadi, Ujkiq 7.

Prishtina: Arifi, Shala 5, Kurteshi 7, Berisha 1, Krasniqi 1, D. Shala 2, Konxheli 4, Ajvazi, Sadiku, Behluli.

Lajme tjera