Kapitenia Albina Rugova ka shënuar 11 gola dhe ka udhëhequr Istogun drejt një tjetër fitoreje në Superligën e Kosovës. Istogu të dielën fitoi 47:16 ndaj Vjosës së Shtimes. Për istogaset ishte fitorja e 20-të rresht në këtë edicion.
Skuadra e Istogut udhëheq në tabelë me 40 pikë. Vjosa është e 11-ta me vetëm 6 pikë. Aloja Rugova po shquhet me efikasitet këtë edicion dhe të dielën vazhdoi njëjtë. 10 gola për Istogun i shënoi Tina Hetemi.
Vjosa Imeri shënoi 6 gola për Vjosën, ndërsa 5 i kishte Benita Shabani.
Të dielën luajti edhe Ferizaj, kampioni aktual. Ferizaj fitoi 37:33 ndaj Vëllaznimit. Ferizaj është kthyer në vend të katërt me 29 pikë. Vëllaznimi është i nënti me 12 pikë.
Bjondina Ramabaja me 11 gola dhe Iva Stojkovska me 9 gola ishin më efikaset te Ferizaj. Edona Radoniqi shënoi 10 gola për Vëllaznimin.