Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Istogu shkruan historinë, fiton Kupën e Kosovës

Istogu ka shkruar të dielen kapitullin më të suksesshëm në historinë e deritashme. Skuadra istogase e hendbollisteve për herë të parë ishte në një finale dhe ia doli të fitoi Kupën e Kosovës. Në finalen e Kupës së Republikës së Kosovës të luajtur në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Istogu fitoi ndaj Kastriotit të Ferizajt me rezultat 20:19.Ferizajaset ishin në epërsi pas pjesës së parë me rezultat 11:9, por në të dytën skuadra e Faruk Shalës ishte më e përkushtuar për të fituar Kupën.

Kontribut në këtë sukses historik për skuadrën e Istogut dhanë të gjitha lojtaret, ndërsa gola realizuan tetë lojtare. Suzana Ujkiq i shënoi katër gola, ndërsa nga tri Elma Kameri, Alberina Halitaj e Arlinda Krasniqi. Adriana Salihu me tetë gola ishte më efikasja te Kastrioti. Pesë gola i shënoi Fjolla Qerkini ndërsa katër Arlinda Dinarica.

Në gjysmëfinale, të premten, Istogu fitoi ndaj Vushtrrisë ndërsa Kastrioti ndaj Shqiponjës. Istogu është në garë edhe për titull kampioni.

Kastrioti – Istogu 19:20 (11:9)

Kastrioti: Saliu, Stagova, Rogova, Gurgurovci, M. Dinarica, Gashi 1, A. Dinarica 4, Qerkini 5, V. Gashi, Salihu 8, E. Reqica 1, Misini, Muhaxheri,S. Reqica.

Istogu: Avdylaj, Ujkiq 4, Kameri 3, Bakiq, Zogaj, Shatri, Rrahmani 1, Rugova 2, Shehdadi, Fejzaj 2, F. Rexhaj 2, Halitaj 3, V. Rexhaj, Krasniqi 3, Berisha.