Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Istogun e presin dy ndeshje të vështira në Sllovaki

Kampioni i Kosovës në hendboll, Istogu, do t’i luaj në fundjavë dy ndeshje në Sllovaki. Në kuadër të rrethit të tretë të Kupës Evropiane për hendbolliste, Istogu përballet me skuadrën e madhe sllovake, Iuventa Michalovce. Të dy ndeshjet janë në Michalovce.
KHF Istogu ka njoftuar se ka vendosur që dy ndeshjet t’i luaj në Sllovaki për shkak se palestra në Istog është jashtë funksionit.
Ndeshja e parë është të shtunën prej orës 17:30. Ndërkohë ndeshja e dytë është të dielën prej orës 11:30.
Istogu është ekipi i vetëm kosovar që ka arritur në raundin e tretë të Kupës Evropiane. Besa Famgas, Trepça dhe Ferizaj ishin ndalur në rrethin e dytë.
Iuventa Michalovce vlerësohet prej skuadrave më të forta në Kupën Evropiane. Vjet ishte në gjysmëfinale të kësaj gare kontinentale.
Istogu të premten ka arritur në Michalovce, pas një udhëtimi të gjatë.