Istogut i takon ndeshja e mbetur

Akcion nga loja Istogu me Samadrexha

Istogu e ka fituar ndeshjen e mbetur të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Të mërkurën në palestrën në Istog, skuadra vendase fitoi ndaj Samadrexhës me rezultat 36:17. Pas pjesës së parë rezultati ishte 15:10.

Për Istogun është ndeshja e parë këtë edicion. Për shkak të ndeshjeve evropiane me Vushtrrinë, nga dy ndeshje kampionale të këtyre dy skuadrave janë shtyrë.

Istogu – Samadrexha 36:17 (15:10)

Istogu: Shatri, Berisha, Fejzaj, Milatoviq 2, Rexhaj, Shehdadi, Ahmetxhekaj, Ferataj 8, Muratoviq 4, Venetski 4, Rugova 10, Halitaj 5, Hetemi, Ujkiq 3

Samadrexha: E. Basholli, D. Basholli 5, Rr. Basholli 1, G. Basholli 1, Maloku 8, Sadiku 3, A. Maloku, R. Maloku, Mehmeti, M. Sadiku, Ar. Maloku

Lajme tjera