Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Italia, kampione e Evropianit në Prishtinë

Italia është kampione e Evropianit U19 për hendbolliste, Divizioni B, të mbajtur në Prishtinë. Të dielën në finalen e madhe, Italia fitoi ndaj Austrisë me rezultat bindës, 29:21.
Italia ka shkëlqyer gjatë gjithë kampionatit, ndërsa i ka fituar të gjitha ndeshjet. Ka shfaqur nivel të lartë edhe në finale, duke realizuar aksione të bukura dhe mbrojtje shumë të fortë. Pjesa e parë ishte më e barabartë, ndërsa në të dytën italianet dominuan plotësisht.
E urojmë Italinë për suksesin e madh në ngjarjen e shkëlqyer të mbajtur për nëntë ditë në kryeqytetin tonë.

Lajme tjera