Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Java e 16-të nis sot, të shtunën superderbi në Pejë

Ndeshja mes Vushtrrisë dhe Vëllaznimit e hap javën e 16-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Kjo ndeshje luhet të premten (sot) nga ora 19:00 në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri.

Pritet lojë interesante në mes të skuadrave të mesit të tabelës.Por shumë më tepër rivalitet pritet të ketë të shtunën në superderbin e hendbollit kosovar në mes të Besa Famgas dhe Prishtinës.

Ndeshja e rëndësishme në garën për titull luhet nga ora 19:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Besa ka fituar të gjitha 15 ndeshjet e deritashme dhe prinë në tabelë me 30 pikë. Ndërsa Prishtina është e dyta me 28 pikë.

Humbjen e vetme Prishtina e ka pësuar nga Besa.Te Besa janë shprehur të bindur se do të vazhdojnë me fitore, ndërsa te Prishtina janë optimist për sukses në Pejë. Dy skuadrat kanë reprezentues të shumtë në përbërje dhe ndeshja pritet të jetë spektakël i hendbollit.

Shpresohet po ashtu në numër të madh shikuesish.Të shtunën është edhe ndeshja në mes të Kastriotit dhe Llapit, që fillon në ora 14:30. Dy ndeshjet e fundit të javës së 16-të janë të dielën: Trepça – Drenica (17:00), Drita – Prizreni (18:00). 

Photo by: Koha.net