Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Java e gjashtë me ndeshje rivalizuese

Katër ndeshje të javës së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) luhen të shtunën (nesër) dhe në të gjitha pritet të ketë rivalitet.

Prishtina që është në vend të parë, luan si mysafire e Vushtrrisë, nga ora 20:00. Vushtrria është e treta me 7 pikë, ndërsa vushtrriasit kanë premtuar angazhim maksimal për të rivalizuar sa më shumë Prishtinën. Ka mobilizim te Vushtrria në tentim për të mposhtur Prishtinën që udhëheq me 10 pikë.

Në Mitrovicë përballen Trepça e Prizreni, nga ora 19:00. Edhe në këtë takim pritet rivalitet. Trepça është e pesta me 5 pikë kurse Prizreni i teti me 2 pikë. Nga ora 19:00 luhet edhe takimi Kastrioti – Drenica kurse në ora 19:30 fillon ndeshja Drita – Vëllaznimi.

Ndeshja në mes të Besa Famgas e Llapit është shtyrë për shkak të aktiviteteve me kombëtare të lojtarëve të klubit pejan.

Në Ligën e Parë është java e pestë. Të dielen janë ndeshjet: Deçani – Ulpiana (13:30), Rahoveci – Vjosa (18:00) dhe Dukagjini – Zhegra (13:00). Ndeshja mes KEK-ut e Samadrexhës luhet më 30/31 tetor.