Java nis me kryendeshje në Prishtinë, vazhdon me derbin tjetër në Pejë

Ndeshja Prishtina – Trepça e hap javën e nëntë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Ndeshja e rivalëve të vjetër luhet të premten (nesër) nga ora 17:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet. Pritet ndeshje e bukur dhe hendboll cilësor nga skuadrat që e njohin shumë mirë njëra-tjetrën. Prishtina është e dyta me 14 pikë kurse Trepça renditet e treta me 13 pikë të mbledhura.

Ndeshjet tjera të javës së nëntë janë të shtunën. Kryendeshja zhvillohet në Pejë nga ora 19:00. Takohen skuadrat që fituan trofe edicionin e kaluar, kampioni Besa Famgas dhe fituesi i Kupës, Kastrioti i Ferizajt. Besa Famgas i ka fituar të gjitha ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 16 pikë. Kastrioti është i katërti me 12 pikë të mbledhura.

Nga ora 19:00 janë edhe takimet Drenica – Vëllaznimi e Llapi – Drita. Ndërsa prej orës 16:00 luajnë Prizreni e Vushtrria. Edhe në këto ndeshje takohen skuadra me cilësi të përafërt dhe pritet të ketë rivalitet.

Në Ligën e Parë të hendbollistëve është java e tetë. Ndeshjet e kësaj jave janë: Vjosa – Samadrexha, Ulpiana – KEK-u, Lepenci – Dukagjini, Deçani – Rahoveci.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, Agron Shabani, ka publikuar të hënën …

Kapiteni Valon Dedaj është i motivuar për ta udhëhequr lojën e Kombëtares së Kosovës në …

Shqiponja e Gjakovës e organizon edhe këtë vit turneun tradicional për hendbolliste. Në kuadër të …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e së mërkurës ndaj Rumanisë. …

Të dielën u luajtën dy ndeshjet e fundit të javës së 16-të të Superligës së …

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, Agron Shabani, ka publikuar të hënën listën për ndeshjet kualifikuese …

Kapiteni Valon Dedaj është i motivuar për ta udhëhequr lojën e Kombëtares së Kosovës në ndeshjen e së mërkurës …

Shqiponja e Gjakovës e organizon edhe këtë vit turneun tradicional për hendbolliste. Në kuadër të festave të marsit, Shqiponja …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e së mërkurës ndaj Rumanisë. Hendbollistët tanë kanë zhvilluar …

Të dielën u luajtën dy ndeshjet e fundit të javës së 16-të të Superligës së hendbollisteve.Ashtu si pritej, Prishtina …

Me vetëm një gol dallim ka përfunduar ndeshja e javës së 20-të të Superligës B në mes të Zhegrës …

Llapi nuk ka lejuar befasi dhe ka fituar thellë ndaj Prizrenit. Ndeshja e parë e javës së 20-të të …

Ferizaj e ka fituar derbin e qytetit të hendbollit ndaj Kastriotit. Ndeshja e javës së 16-të të Superligës së …