Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

“Jemi bashkuar edhe më shumë si ekip”

Ekipi i perfaqesueses se kosoves e rreshtuar para ndeshjes me Rumanine

Kombëtarja jonë ka arritur në Bukuresht dhe po bëhet gati për stërvitje. Nesër e kemi ndeshjen e rëndësishme ndaj Rumanisë, ku synim është mbrojtja e barazimit të madh të arritur në Prishtinë.

Atmosfera në Kombëtaren tonë është shumë e mirë. Këtë e konfirmon kapiteni Valon Dedaj.

“Udhëtimi ka qenë shumë i mirë. Jemi bashkuar edhe më shumë si ekip. Atmosfera është shumë e mirë, ndërsa ka ndikuar shumë barazimi në shtëpi. Nëse luajmë si në pjesën e dytë, të gjithë të bashkuar, portierët, bekat, pivotat, alot e qendrat, kemi gjasa shumë të mira për ta befasuar Rumaninë”, ka theksuar Dedaj.

Qëndrimi në Bukuresht po karakterizohet me respektim strikt të masave anti-COVID. Jemi kthyer në vendin ku e luajtëm ndeshjen e parë kualifikuese. Këtë herë synimet i kemi për rezultat shumë më të favorshëm.

Foto: Shpend Ahmeti