Kombëtarja e Kosovës në hendboll është ende në garë për të kaluar në fazën e dytë të kualifikimeve për Botërorin 2023.
Të enjten është luajtur ndeshja mes Greqisë dhe Belgjikës, ndërsa fitore kanë shënuar grekët me rezultat 42:24. Ky rezultat e lë në garë Kombëtaren tonë për pozitën e dytë, që siguron avancimin tutje.
Të mërkurën Kosova fitoi 26:24 ndaj Turqisë.
Pas pesë xhirove, në grupin e parë udhëheq Greqia me 10 pikë. Turqia është e dyta me 4 pikë, ndërsa Kosova e Belgjika i kanë nga 3 pikë.
Të shtunën (20:15), Kosova luan në udhëtim ndaj Belgjikës. Ndërsa ndeshja Turqi – Greqi është të dielën. Kosovës i duhet fitorja për të mbetur në garë. Dhe për kualifikim, pos fitores i duhet që Greqia ta mposhtë Turqinë.
Kombëtarja sot ka vazhduar me stërvitje për ndeshjen me Belgjikën. Udhëtimi për në Belgjikë është të premten