Në një ceremoni madhështore të mbajtur të mërkurën mbrëma në ambientet e Sheshit 21 në Prishtinë, Federata e Hendbollit e Kosovës ka shpërblyer më të mirët e vitit 2017. Kastriot Jupa i skuadrës Besa FamGas dhe Elma Kameri e Istogut janë shpallur më të mirët e vitit 2017. Pivoti Jupa me skuadrën pejane ka fituar të gjithë trofetë e vitit të kaluar, ndërsa kishte paraqitje të mira edhe me përfaqësuesen e Kosovës. Ai për herë të katërt rresht u shpall hendbollisti më i mirë i vitit.
Elma Kameri ka pasur poashtu vit të suksesshëm si me skuadrën e Istogut ashtu edhe me përfaqësuesen e Kosovës dhe është shpallur hendbollistja më e mirë e vitit 2017. Mirënjohjet për Jupën dhe Kamerin i ka ndarë presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini.
Natyrisht të dy janë përfshirë edhe në ekipin më të mirë të vitit. Te meshkujt përbërja më e mirë e vitit përbëhet nga Haris Berisha (Besa FamGas – portier), Lindrit Fetahu (Trepça – alo e majtë), Deniz Terziqi (Prishtina – fundor i majtë), Vlerson Zherka (Prishtina – qendër), Kastriot Jupa (Besa FamGas – pivot), Drilon Tahirukaj (Besa FamGas – fundor i djathtë), Drilon Tahirukaj (Besa FamGas – alo e djathtë). Bujar Ramosaj i Besës është shpallur hendbollisti më i mirë i vitit në mbrojtje, ndërsa Gëzim Misini i Dritës është shpallur golashënuesi më i mirë i vitit 2017. Ai ka shënuar plot 288 gola.
Te hendbollistet përbërja më e mirë e vitit 2017 është: Valbona Rudaku (Shqiponja – portiere), Aida Stagova (Prishtina – alo e majtë), Elma Kameri (Istogu – fundore e majtë), Pranvera Ferataj (Prishtina – qendër), Arlinda Krasniqi (Istogu – lojtare e vijës (pivote)), Albulena Salihu (Vushtrria – fundore e djathtë), Shpresa Fazlija (Shqiponja –alo e djathtë). Lojtarja më e mirë në mbrojtje u shpall Luljeta Sopjani e Prishtinës. Arrita Kursani e Vëllaznimit ishte golashënuesja më e mirë.
Prishtina te femrat dhe Besa FamGas te meshkujt u shpallën klubet më të suksesshme të vitit 2017. Te grupmoshat e reja Shqiponja ishte më e mira te pionieret e Istogu te kadetet, ndërsa Besa fitoi te meshkujt edhe për pionierë, kadetë e juniorë.
Trajner i vitit 2017 u shpall Arben Muqolli i Besa FamGas. Gjyqtarët më të mirë të vitit 2017 u shpallën Ilir Bytyqi e Syart Kasapi. Mirënjohje të veçanta u ndanë për Shqipe Bajçincën, delegatën e EHF-së dhe gjyqtarët Besfort Jahja e Sherif Xhema.
Më të mirët e diasporës për vitin 2017 u shpallën Leonora Demaj që bënë karrierë në Danimarkë dhe Arben Qerimi që bënë karrierë në Francë.
Për masovizim, mirënjohje u ndanë për Binak Gashin e Dukagjinit të Klinës dhe Musa Berishën e klubit Jusuf Gërvalla. Fadil Maxhunit, kryetarit të KHF Vushtrria, i takoi mirënjohja për punëtor sportiv të vitit 2017.
Presidenti Saraçini në fjalën hyrëse ka folur për sukseset e sfidat e vitit 2017.
“Ishte vit me plot aktivitete e poashtu edhe i vështirë për klubet që vazhdojnë të përballen me situatë të vështirë financiare, edhe përkundër ndihmës së FHK-së. Rezultatet në rrafshin ndërkombëtar ishin për t’u përshëndetur si për klubet ashtu edhe për reprezentacionet. Jam i bindur se do të arrijmë rezultate edhe më të mira në vitet e ardhshme. Për të pasur rezultate të mira duhet bashkë me klubet të bëjmë punë më të madhe. Kemi shpresa që në vitin 2018 do të kemi zhvillim më të madh si në nivel vendi ashtu edhe në atë ndërkombëtar”, ka thënë presidenti Saraçini.
Më poshtë paraqesim edhe fituesit e tjerë që u shpërblyen në mbrëmjen e shpalljes së laureatëve të vitit:
KADETET MË TË MIRA TË VITIT 2017:
1. Fatjona Rexhaj (Istogu)
2. Donita Kosumi (Vushtrri)
3. Alma Nivokazi (Shqiponja)
4. Flamure Vokshi (Drita)
5. Kaltrina Shala (Jusuf Gërvalla)
KADETËT MË TË MIRË TË VITIT 2017:
1. Ylli Muqolli (Besa Famgas)
2. Rikard Quni (Dukagjini)
3. Yll Sllamniku(Drita)
4. Agon Selmani (Kastrioti)
5. Drilon Basholli (Samadrexha)
JUNIORËT MË TË MIRË TË VITIT 2017:
1. Jon Muqolli (Besa Famiglia)
2. Labinot Gubetini (Vushtrria)
3. Arti Luzha (Vëllaznimi)
4. Festim Mustafa (Kastrioti)
5. Atdhe Basholli (Trepça)
PARTNERËT – DONATORËT –SPONZORËT
Departamenti i Sportit – Për partneritet dhe bashkëpunim në avancimin e hendbollit kosovar
MKRS – Për partneritet dhe bashkëpunim në avancimin e hendbollit kosovar
KOK – Për partneritet dhe bashkëpunim në avancimin e hendbollit kosovar
VALA – Ndihmën dhe përkrahjen e kombëtareve të Kosovës
KEP – Ndihmën dhe përkrahjen e kombëtareve së Kosovës
GAZETARËT
Rtv 21
SHGSK – Arlind Grantolli
Koha Ditore
Kemajl Goca – Bota sot
Avni Shabani – Radio Kosova
Tomor Grabovci – Radio Kosova
Arber Grabovci – Radio Dukagjini
Moral Pozhegu – Gazeta Zëri
Naim Selmani – Klan Kosova
MIRËNJOHJE POST MORTUM
Njazi Zhuri (KHF Trepça)
Mirënjohje njerëzve qe kanë dhënë kontriburt për hendbollin kosovar me dekada:
Masar Luzha (Post Mortum)
Tefik Mikushnica
Muzli Iberhysaj
Adem Selmani
Hysein Salihu
Sedat Kuqi