Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Jusuf Gërvalla e mbyllë me fitore

Në foto shihen lojtaret e klubit ‘Jusuf Gërvalla’ bashkë me trajnerët e tyre.

Skuadra deçanase Jusuf Gërvalla i ka dhënë fund me fitore stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Të shtunën në Gjakovë, Jusuf Gërvalla fitoi ndaj skuadrës vendase, Shqiponja, me rezultat 24:22. Pas pjesës së parë skuadra mysafire kishte epërsi prej gjashtë golave, 14:8.

V. Malaj me 8 gola ka udhëhequr Jusuf Gërvallën. 5 gola i ka shënuar D. Çekaj e 4 i shënoi A. Qufaj. A. Nivokazi shënoi 11 gola për Shqiponjën. 6 herë te Shqiponja realizoi A. Goqi.

Jusuf Gërvalla ka shënuar fitoren e tretë kurse me 8 pikë renditet në vend të gjashtë. Shqiponja është e teta me 4 pikë.

Ndeshjet tjera të javës së nëntë luhen më 30 nëntor, për shkak të pjesëmarrjes së Kombëtares së Kosovës në turneun ndërkombëtar në Turqi.

Shqiponja – Jusuf Gërvalla 22:24 (8:14)

Shqiponja: F. Ferizaj, Goqi 6, E. Goqi 1, Berisha, E. Ferizaj 1, Arapi, Nuza 3, Nivokazi 11, Zogaj, Dobrunaj, L. Ferizaj.

Jusuf Gërvalla: Haxhosaj, Malaj 8, Gecaj 1, Qucaj 3, Tolaj 2, Çekaj 5, N. Çekaj 3, Imeraj 1, Shala.