Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kabashi: Ishim me fat në short

Trajneri i Prishtinës, Taib Kabashi ka pranuar se skuadra që drejton ishte me fat në shortin për Kupën Evropiane.

Prishtina do të përballet me skuadrën bullgare Dobrudja. Nënkampioni i Kosovës dhe finalisti i Kupës, ndeshjen e parë e luan si vendas e të dytën në Bullgari.

Prishtina ka në përbërje hendbollistë cilësorë të vendit, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e përforcimit me ndonjë lojtar tjetër.

“Ishim me fat në short. Besoj që do ta kalojmë raundin e dytë, do ta mposhtim ekipin bullgar Dobrudja. Por shpresojë të fillojmë me përgatitje sa më shpejtë. Presim nga Ministria e Sportit për leje.

Ekipi Dobrudja rregullisht merr pjesë në gara evropiane, por nuk ka rezultate për t’u veçuar. Ne e kemi ekipin e mirë që do të përforcohet edhe me disa lojtarë vendorë. Por së pari do të hartojmë një plan me kryetarin Edi Kolgeci dhe kryesinë, për Superligë dhe gara evropiane.

Duhet të përgatitemi sa më mirë për sfidat që na presin në këtë kohë pandemie”, ka thënë Kabashi.