Kadeteve të Istogut u dorëzohet trofeu i kampionit

Istogu e ka fituar titullin e kampionit të Kosovës në hendboll në grupmoshën e kadeteve (U18). Istogu në 22 ndeshje ka mbledhur 40 pikë, sa i kishte edhe Samadrexha në vendin e dytë. Gara për titull ishte e fortë, ndërsa në skenë kanë dalë lojtare të reja, që pritet të jenë bazë e skuadrave tona në të ardhmen.

Edicion të mirë ka pasur edhe Kastrioti që u rendit i treti dhe Prishtina që ishte e katërta.

Të shtunën para ndeshjes së parë të finales së plejofit mes Istogut e Vushtrrisë, u dorëzua trofeu i kampionit për kadetet e Istogut. Kupën e kampionit lojtareve të reja istogase ua ka ndarë nënpresidenti i FHK-së, Enis Idrizi.

Istogu tashmë është shndërruar në qendër të rëndësishme të hendbollit kosovar.

Lajme tjera