Nën drejtimin e kryetrajnerit Mitat Ferati, hendbollistet e Kombëtares U17 të Kosovës po punojnë me seriozitet maksimal në kampin që po mbahet në Gjakovë. Ferati është shumë i kënaqur me punën që po e bëjnë vajzat, ndërsa vlerëson seriozitetin e tyre.
Kampi mbahet deri të premten, ndërsa do të shërbejë edhe për përzgjedhjen e ekipit për Evropianin e vitit të ardhshëm. Është grumbullimi i parë i kësaj gjenerate në periudhën e Feratit.