Kampioni befasohet në Ferizaj

Hendbollistet kampione të Shqiponjës janë befasuar të dielen në Ferizaj. Në kuadër të javës së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll, Shqiponja e Gjakovës është mposhtur nga Kastrioti me rezultat 36:29. Për Shqiponjën ishte humbja e dytë. Kjo skuadër renditet e treta me 10 pikë. Vetëm një pikë më pak e ka Kastrioti që renditet i pesti.

Vashat ferizajase prej fillimit ishin të vendosura të fitonin ndaj Shqiponjës dhe pjesën e parë e mbyllën me epërsi prej pesë golash, 18:13. Në fund të takimit kishin shtatë gola më shumë se Shqiponja dhe kështu arritën fitore të madhe. A. Basha me nëntë gola ishte më efikasja te Kastrioti. Numër të njëjtë golash për Shqiponjën shënoi Sh. Mehmeti.

Në ndeshjen tjetër të luajtur të dielen, Samadrexha fitoi ndaj Dritës me rezultatin 34:31.

Kastrioti – Shqiponja 36:29 (18:13)

Kastrioti: Rugova, Gurgurovci, Tërpeza, Salihu 5, Stagova 7, Reqica, Basha 9, Trajkovska 4, Misini 2, Gashi 3, A. Salihu 6.

Shqiponja: Ferizaj, Juniku 3, Goqi 3, Mehmeti 9, Nivokazi 1, Malaj 4, Goqaj, Berisha 4, Quni, Paci 5.

Samadrexha – Drita 34:31 (19:15)

Samadrexha: A. Maloku 5, Surdulli, H. Basholli, D. Basholli 5, R. Maloku 3, L. Basholli, Q. Basholli 5, R. Basholli, T. Maloku 4, H. Maloku, G. Basholli 12, Halili.

Drita: Daku, Hyseni, Rexhepi 10, Kqiku 2, Sadiku, Rudhani 3, E. Daku, Krasniqi 2, Pajaziti, Vokshi 9, Ramabaja 4, R. Kqiku 1, Arifi.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është …

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për finalen e plejofit në Superligën …

Të shtunën luhet ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në …

Skuadrat favorite, Besa Famgas e Prishtina kanë shmangur përballjen mes tyre në gjysmëfinale të Kupës …

Vushtrria e Istogu do të takohen në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në …

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është nënshkruar në kabinetin e …

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për finalen e plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll …

Të shtunën luhet ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Skuadrat favorite, Besa Famgas e Prishtina kanë shmangur përballjen mes tyre në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës …

Vushtrria e Istogu do të takohen në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Nesër nga ora 13:00 tërhiqet shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll. Turneu final i …

Suksesi i Kombëtares së Kosovës në hendboll në kualifikimet për “Euro 2022” , vazhdon të vlerësohet. Kosova ishte në …

Vushtrria ka zënë vend në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Finalen skuadra vushtrriase e …

Federata e Hendbollit e Kosovës

House of Sport

Kati II nr. 15
Agim Ramadani nr.253
10000 Prishtina
Kosova

Tel: +383 38 248 759

Për ne

Garat

Përfaqësueset

Shoqatat

© Copyright - Kosova Handball Federation

Made in Kosova