Kampioni i botës mposht kampionin evropian

Të shtunën janë luajtur ndeshjet e para në raundin kryesor (Main Round) të kampionatit botëror për hendbollistë që po mbahet në Gjermani e Danimarkë. Në ndeshjen e parë të grupit I u takuan kampioni aktual botëror, Franca dhe kampioni aktual evropian, Spanja. Fitore shënoi Franca me rezultat 33:30. Ndeshja u luajt në Koln të Gjermania para 18,121 shikuesve. Ishte ndeshje cilësore dhe shumë e fortë. Fituesi nuk është caktuar deri në fund, ndërsa spanjollët kanë pasur vërejtje të shumta në gjyqtarë. Ludovic Fabregas e Dika Mem shënuan nga gjashtë gola për Francën. 11 gola për Spanjën i shënoi Ferran Sole.

Ndeshje shumë të fortë zhvilluan edhe Gjermania e Islanda, që poashtu janë në grupin I. Gjermanët të përkrahur nga tifozët që krijuan atmosferë impozante, shënuan fitore me rezultat 24:19. Steffen Fath shënoi gjashtë gola për Gjermaninë, sa edhe Arnor Gunnarsson për Islandën. 19,250 shikues ishin në palestrën në Koln për këtë ndeshje.

Gjermania e Franca tani mbajnë vendet 1 e 2 në grup me nga pesë pikë, por Kroacia ka një ndeshje me pak të luajtur. Kroacia është e treta në grup me katër pikë. Spanja ka mbetur në vend të katërt me 2 pikë.

Në grupin II, Suedia e Danimarka nuk lejuan befasi dhe fituan ndeshjet e luajtura në Herning të Danimarkës. Së pari Suedia fitoi ndaj Tunizisë me rezultat 35:23 e më pas Danimarka e mposhti Hungarinë me 25:22. Në ndeshjen e parë ishin 14,153 shikues kurse në të dytën 15,001 shikues.

Ndeshjet e rradhës luhen menjëherë të dielen. Në grupin I prej orës 18:00 takohen Brazili e Kroacia, kurse nga ora 20:30 luajnë Islanda e Franca.

Në grupin II nga ora 18:00 takohen Hungaria e Tunizia kurse prej orës 20:30 luajnë Norvegjia e Egjipti.

Grupi I

1. Gjermania       3             5

2. Franca             3             5

3. Kroacia            2             4

4. Spanja              3             2

5. Brazili               2             0

6. Islanda             3             0

Grupi II

1. Danimarka      3             6

2. Suedia              3             6

3. Norvegjia        2             2

4. Egjipti              2             1

5. Hungaria         3             1

6. Tunizia             3             0

Lajme tjera