Ferizaj e ka fituar derbin e qytetit të hendbollit ndaj Kastriotit. Ndeshja e javës së 16-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, ka përfunduar 23:21 në të mirë të kampionit aktual, Ferizajt.
Pas pjesës së parë epërsia për Ferizajn ishte edhe më thellë, 14:9. Bjondina Ramabaja udhëhoqi Ferizajn me 8 gola. Mimoza Sefedini shtoi 6 gola për Ferizajn.
Ndërkohë Adriana Salihu ishte më efikasja te Kastrioti me 7 gola. 5 gola i realizoi Puhiza Gashi.
Me fitore, Ferizaj e ka zhvendosur Kastriotin në vendin e pestë. Tani Ferizaj është i katërti me 22 pikë kurse Kastrioti ka një më pak.
Lideri, Istogu ka shënuar edhe fitoren e 16-të rresht derisa befasi nuk ka lejuar as Vushtrria. Istogu e mposhti KEK-un kurse Vushtrria fitoi ndaj Dritës. Ndeshjen mes Shqiponjës dhe Samadrexhës e ka fituar skuadra gjakovare me 42:37.
Nesër janë ndeshjet Vëllaznimi – Prishtina dhe Vjosa – Jusuf Gërvalla.