Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kapitenja Demaj shkëlqen me pesë gola në barazimin e Ringkobingut

Kapitenja e Kombëtares së Kosovës, Leonora Demaj ka shkëlqyer me pesë gola për skuadrën daneze, Ringkobing.
Ringkobingu ishte duke udhëhequr gjithë ndeshjen ndaj Sonderjyskes, por në fund rezultati ishte 27:27. Në sekondën e fundit, Demaj kaloi bukur një kundërshtare dhe u faulua rëndë. Dukej si penallti dhe Ringkobingu është ankuar për vendimin që të jepet vetëm “nëntëshe”. Me “murin e gjallë” para, Demaj nuk konkretizoi goditjen e fundit.
Gjithsesi forma e saj është lajm i mirë në prag të ndeshjeve me Danimarkën që i kemi javën e ardhshme.
Ndeshja pozitive të mërkurën kishin edhe Marigona e Arlinda Hajdari, ndonëse skuadrat e tyre pësuan.
Silkeborgu i Marigonës pësoi 30:26 nga Skanderborgu. Marigona i kishte dy gola.
Bjerringbro pësoi 36:24 nga Kobenhavn. Arlinda e kishte një gol e dy asistime.

Lajme tjera