“Karagaçi”, arenë e finales së parë

Te Besa Famgas e te Trepça janë shprehur optimistë para ndeshjes së parë të finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).
Ndeshja e parë finale zhvillohet të shtunën (sonte) prej orës 19:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë.
Besa Famgas ka përparësinë e terrenit vendas në ndeshjen e parë e po ashtu traditën e sukseseve në dekadën e fundit. Natyrisht edhe cilësinë e pakontestuar. Ndërkohë mitrovicasit pos cilësisë, janë edhe të motivuar nga suksesi në garën për Kupën e Kosovës.
Në finale të Kupës, Trepça e mposhti pikërisht Besën e Pejës.
Finalja e parë pritet të karakterizohet me lojë të fortë, hendboll cilësor dhe atmosferë sportive në tribuna.

Lajme tjera