Kastriot Jupa e Albina Rugova më të mirët e vitit 2020

Të premten në Sheshin 21 në Prishtinë është mbajtur manifestimi “Laureatët e Vitit 2020”. Federata e Hendbollit e Kosovës ka shpallur më të mirët e vitit të kaluar, që ishte i vështirë për shkak të pandemisë, por edhe i suksesshëm për hendbollin kosovar.

Çmimet kryesore i kanë fituar Kastriot Jupa dhe Albina Rugova. Pivoti i Besa Famgas dhe i Kombëtares së Kosovës, Jupa, për herë të gjashtë është shpallur hendbollisti më i mirë i vitit në Kosovë. Ndërkohë aloja e Istogut dhe e Kombëtares së Kosovës, Albina Rugova, është shpallur hendbollistja më e mirë e vitit 2020.

Jupa natyrisht ka zënë vend edhe në përbërjen më të mirë të vitit 2020, ku bëjnë pjesë edhe Mursel Mehmeti (Besa Famgas – portieri më i mirë), Lulzim Shabani (Prishtina – aloja e majtë më e mirë), Deniz Terziqi (Prishtina – fundori i majtë më i mirë), Egzon Gjuka (Besa Famgas – qendra më e mirë), Beni Sula (Prishtina – fundori i djathtë më i mirë), Drilon Tahirukaj (Besa Famgas – aloja e djathtë më e mirë).Bujar Ramosaj (Besa Famgas) është shpallur sërish lojtari më i mirë në mbrojtje për vitin 2020, ndërsa golashënuesi më i mirë për vitin 2020 ishte Arjanit Hoxha i Llapit me 169 gola.

Çmimi i hendbollistit më të mirë të Kombëtares së Kosovës i ka takuar Luigj Qunit, anëtarit të Amicitia Zurich.

Te hendbollistet, në përbërjen më të mirë të vitit 2020 kanë zënë vend: Njomza Kelmendi (Vushtrria – portierja më e mirë), Albina Rugova (Istogu – aloja e majtë më e mirë), Burneta Rama (Vushtrria – fundorja e majtë më e mirë), Puhiza Gashi (Kastrioti – qendra më e mirë), Suzana Ujkiq (Istogu – pivotja më e mirë), Shpresa Fazlija (Shqiponja – fundorja e djathtë më e mirë), Albulena Kelmendi (Ferizaj – aloja e djathtë më e mirë).

Shkurta Mehmeti (Prishtina) është hendbollistja më e mirë në mbrojtje për vitin 2020, ndërsa Albina Rugova është edhe golashënuesja më e mirë e vitit 2020 me 162 gola.

Hendbollistja më e mirë e Kombëtares së Kosovës është shpallur Marigona Hajdari e skuadrës daneze Ringkobing.

Klubet kampione, KHF Ferizaj e KH Besa Famgas janë shpallur klubet më të suksesshme të vitit 2020. Te kadetet KHF Samadrexhës i ka takuar çmimi “klubi më i suksesshëm i vitit”, ndërsa KH Prishtinës te kadetët.

KHF Istogut dhe KH Besa Famgas u kanë takuar mirënjohje të veçanta “për suksesin e arritur në garat evropiane”.

FHK-ja ka ndarë edhe mirënjohje e çmime tjera.
Mirënjohjet Post-Mortum për kontributin e dhënë në hendbollin kosovar për dekada, u kanë takuar Afrim Qorollit, Daver Haskukës, Sami Mustafës, Shaban Demirit dhe Bashkim Hoxhës.
Prej gazetarëve janë ndarë mirënjohje për RTV 21, Grupin KOHA, Klan Kosovën, Radio Kosovën, SHGSK-në dhe Kemajl Gocën.Për kontribut dhe bashkëpunim me FHK-në gjatë vitit 2020, mirënjohje i është dhënë Departamentit të Sportit të MKRS-së.
Në konkurrencën e kadeteve më të dalluarat u shpallën: Arjeta Maloku (Samadrexha), Blenarda Bytyqi (Istogu), Diarta Shala (Prishtina), Elda Hoxha (Kastrioti), Mirjeta Dinolli (Ferizaj). Te kadetët më të dalluarit ishin: Dardan Ramadani (Prishtina), Jon Vokshi (Besa Famgas), Amir Fazliu (Vushtrria), Ermir Smaka (Trepça), Betim Idrizi (Vëllaznimi).

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Selektori i ri i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka shpallur të hënën listën për …

Luigj Quni me Amicitia Zurich ka arritur fitoren e dytë të edicionit në Superligën e …

Me vetëm një gol dallim ka fituar Ferizaj ndaj Samadrexhës, të dielën në ndeshjen përmbyllëse …

Pas dy humbjeve, Trepça është kthyer te fitorja të dielën. Në kuadër të javës së …

Istogu ka vazhduar me fitore në Superligën e hendbollisteve. Në derbin e xhiros së 14-të, …

Selektori i ri i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka shpallur të hënën listën për dy ndeshjet e ardhshme. …

Luigj Quni ne akcion per klubin e tij Amicitia Zurich

Luigj Quni me Amicitia Zurich ka arritur fitoren e dytë të edicionit në Superligën e Zvicrës. Në fitoren 26:25 …

Me vetëm një gol dallim ka fituar Ferizaj ndaj Samadrexhës, të dielën në ndeshjen përmbyllëse të javës së 14-të …

Pas dy humbjeve, Trepça është kthyer te fitorja të dielën. Në kuadër të javës së 20-të kampionale, përkatësisht javës …

Istogu ka vazhduar me fitore në Superligën e hendbollisteve. Në derbin e xhiros së 14-të, Istogu të shtunën e …

Vushtrria ka arritur fitore të rëndësishme në garën për mbetjen në elitën e hendbollit kosovar. Të shtunën në kuadër …

Besa Famgas nuk po ka të ndalur në këtë edicion të Superligës së Kosovës në hendboll. Të shtunën në …

Istogu – Vushtrria është kryendeshja e javës së 14-të në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të fermave. …