Kastrioti fiton derbin interesant ndaj Prishtinës

Kastrioti i Ferizajt e ka fituar me një gol dallim derbin e javës së 21-të të Superligës A te hendbollistët. Të shtunën mbrëma në kryeqytet, ferizajasit fituan ndaj Prishtinës me rezultat 22:21 për të vazhduar kështu garën për titull të kampionit.

Ndeshja ishte e fortë, cilësore dhe interesante. Ishte sfidë e barabartë që u vendos vetëm në minutat e fundit. Kastrioti nisi më mirë por vendasit u kthyen shpejtë dhe krijuan epërsi deri në tri gola (10:7), për të mbyllur pjesën e parë me epërsi 11:10. Kastrioti barazoi rezultatin në minutën e 38-të e më pas u zhvillua lojë e barabartë me epërsinë e herë të njërës e herë skuadrës tjetër. Pas disa dështimeve të vendasve, mysafirët krijuan epërsi prej 21:18 ndërsa Prishtina ia doli deri në fund vetëm të ngushtojë epërsinë në 22:21. K. Krasniqi e L. Fetahu me nga 4 gola ishin më efikasët te Prishtina, derisa D. Terziqi udhëhoqi Kastriotin me 8 gola.

Kastrioti i ka 38 pikë në vend të dytë sa edhe Besa Famgas në vend të parë.
Kampioni Besa Famgas është ngritur në vend të parë pas fitores bindëse ndaj Vushtrrisë.

Superliga A – 21

Prishtina – Kastrioti 21:22 (11:10)

Prishtina: Agushi, Beqiraj, Krasniqi 4, Basholli 3, Abazi, Bajqinovci 2, Fetahu 4, Visoka, Shahini 1, Beshiri 3, Gjuka, Kastrati 3, Hoxha 1.

Kastrioti: Curri, K. Syla, B. Syla 1, Zherka, A.Dugolli, Prekazi, Terziqi 8, Shabani 4, Ramadani 1, D. Dugolli, Rudari, Mustafa 1, Esati, Bassongen 5, Rajatoski 2.

Besa Famgas – Vushtrria 43:17 (21:8)

Besa Famgas: Mehmeti, Idrizi 5, Vokshi 4, Gjuka 4, Jupa 5, Tetova 2, Dre. Tahirukaj 3, Dri. Tahirukaj 3, Ramosaj 3, Kukrika 3, Berisha, Çuziq 4, Bislimi 3 Muqolli 4.

Vushtrria: Melenica, Ismajli, Demiri, Jashari 2, Ademi 5, Lahu, Emini, Karaqa 1, Sadiku 3, Gubetini 3, Karaxha, Shabani 3, Mikullovci.

Drita – Vëllaznimi 30:35 (13:18)

Drita: Misini 4, Latifi 2, Mehmeti 5, Veliu 4, Bunjaku, Sllamniku 14, Sylejmani, Musliu1, Huruglica.

Vëllaznimi: Luzha, Rexha 10, Spahija 2, Neziri 6, Halili, Gaxha 8, Hoxha, Rama 4, Mamusha 4, Fana 1.

Superliga B – 20

Trepça – Drenica 27:26 (15:10)

Trepça: Terziqi, Buqinca, Abazxhiku 7, Beqiri, Nimani 5, Shabani 4, Pllana, Sejdijaj, Shala 2, Maxhera 7, Fejzullahu 1.

Drenica: Zariqi, Haxhijaj 1, Haxhiu, Mehmeti 5, Qorri 2, Thaqi 2, Klinaku 9, Muqolli, Zekaj 1, Lladrovci, Hasani 4.

Lajme tjera