Kastrioti i Ferizajt ka mposhtur Vëllaznimin e Gjakovës falë paraqitjes më të mirë në pjesën e dytë. Me fitoren e së mërkurës, Kastrioti është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll.
Ndeshja në Ferizaj përfundoi me rezultat 34:28 për skuadrën vendase. Pas 30 minutave lojë në epërsi ishte Vëllaznimi, 16:14. Pjesa e dytë është dominuar nga vendasit që në fund fituan me gjashtë gola dallim.
Braziliani Guilherme Da Silva ishte më efikasi te Kastrioti me 7 gola. Nga 6 i realizuan Aldi Rudari e Samid Mekiq.
Te Vëllaznimi më së shumti gola realizoi Egzon Lluka, gjithsej dhjetë.
Në gjysmëfinale pa lojë kalon Prishtina.