Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kastrioti fiton në Gjakovë, pikët edhe për Prishtinën e Samadrexhën

Kastrioti i Ferizajt ka mposhtur Shqiponjën e Gjakovës me rezultat 36:32. Ndeshja e luajtur të shtunën në Gjakovë i takoi xhiros së 20-të të Superligës së hendbollisteve. Pas pjesës së parë rezultati ishte 20:17 për ekipin ferizajas.

Shqiponjës nuk i mjaftuan as 20 golat e Argoneta Goqit. 5 gola për Shqiponjën i shënoi Shpresa Fazlija.

Adriana Salihu realizoi 12 gola për Kastriotin, ndërsa 7 gola i shënoi Puhiza Gashi.
Kastrioti është i katërti me 27 pikë. Shqiponja është e gjashta me 22 pikë.

Me katër gola dallim fitoi edhe Samadrexha. Samadrexhaset në shtëpi e mposhtën Jusuf Gërvallën me rezultat 29:25. Donjeta Mehmeti u shqua me 10 gola te vendaset.

Adelina Qufaj shënoi 8 gola për skuadrën deçanase.

Prishtina e mposhti bindshëm Dritën në Gjilan me 42:23. Alketa Baftijari me 11 gola dhe Belonra Rexhepi me 9 gola u shquan te skuadra e Dritës.

11 gola për Prishtinën i shënoi Eduarta Kurteshi, kurse 9 kapitenia Aida Stagova.